+355 694835881 info@insq.gov.al

Me ftesën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, Z. Shkëlqim Hajdari, zhvilloi në Tiranë një vizitë 2(dy) ditore, Z. Michel Rouzeau, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë.

Inspektorati Qendror, gjatë dy viteve të fundit, ka punuar për ndërtimin e një bashkëpunimi të hapur me të gjitha Inspektoratet e Vendeve të Rajonit si dhe me Inspektoratin e Përgjithshëm të Administratës të Francës dhe atë të Britanisë së Madhe.

Vizita e Z. Michel Rouzeau vjen si arritje me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, midis Inspektoratit Qendror dhe atij Frances-IGA, për Administratën. Pjesa më e rëndësishme e aktiviteteve të vizitës së homologut Francez, u zhvilluan me datë 1 Shkurt 2018, në ambjentet e Hotel Plazza, në Tiranë, nën drejtimin e Zv. Kryeministres Znj. Senida Mesi, të të gjithë drejtuesve të Dhomave të biznesit vendase dhe të huaja, të Shoqatave të Prodhuesve vendase e të huaja, të Kryeinspektorëve dhe drejtuesve rajonalë të Inspektorateve Shtetërore, si dhe të Ambasadorëve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në fjalën e saj përshendetëse Znj. Mesi përmendi angazhimin e Qeverisë për përmirësimet e shërbimeve ndaj sipërmarrjes dhe qytetarit. Znj. Mesi, po ashtu solli në vëmëndje punën e grupeve te ngritura (ndërqeveritare dhe teknike), për reforminin e Inspektorateve Shtetërore dhe Agjensive me funksione inspektuese, si në nivel qendror dhe vendor duke theksuar nevojën për ndryshime ligjore, për fuqizim kapacitetesh dhe vecanërisht për trajnime.

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë, Z. Michel Rouzeau, pasi shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet dhe arrtijet e Inspektoratit Qendror, theksoi se nëpërmjet këtij Memorandumi Mirëkuptimi, qeveria Franzeze do të mbështesë në të gjitha etapat procesin e reformimit të sistemit të inspektimeve në Shqipëri, me ekspertët dhe përvojën më të mirë Franceze.

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Z. Shkëlqim Hajdari, pasi falenderoi Z. Rouzeau, theksoi se puna dhe përpjekjet për reformimin e Inspektorateve Shtetërore, do të rrisi efektivitetin dhe transparencën në fushën e inspektimeve, me dokumenta e listë verifikimi, me procese të rregullta administrative dhe kryerjen e inspektimve online, pranë dhe në prani të biznesit, duke ulur barrën administrative ndaj këtij të fundit.  Inspektimet online, bazuar në metodologjine e vlerësimit të rriskut, do të jenë mënyra e vetme për kryerjen e inspektimeve të ligjshme, të cilat do të shmangin korrupsionin, klientelizmin dhe ulin barrën ndaj biznesit.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Francës, Znj. Isabelle LeGuellec, shprehu vlerësimin dhe mbështjen e Ambasadës Franceze, për implementimin e plotë të Memorandumit të Nënshkruar.

Përpara nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, morën fjalën disa nga drejtuesit dhe përfaqësuesit  e dhomave shqiptare të biznesit (Z. Luan Bregasi, President i Biznes Albania, Znj. Ines Muçostepa, Presidente e Dhomave të Tregtise dhe Industrisë, si dhe Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë). Në fjalën e tyre, këta përfaqësues dhe drejtues të sipërmarrjes private në Shqipëri, shprehën mbështejtjen e tyre të plote dhe vlerësimin për punën e bërë nga Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror dhe stafi i tij.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, u nënshkrua në prani të mediave dhe gjeti pasqyrim të plotë në median e shkruar dhe atë vizive.

Po në datën 1 Shkurt 2018, Inspektori i Përgjithshëm i Administratës së Francës, Z. Michel Rouzeau, pasi ndoqi nga afër një inspektim të kryer online, në ambjentet e gjimnazit Qemal Stafa, nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, zhvilloi takime edhe me zv. Ministren e Drejtësisë Znj. Teuta Vodo si dhe Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike – DAP, si dhe me Z. Fatmir Demneri, Drejtor i Shkollës së Administratës Publike. Në takimin me Znj. Vodo, Zv Ministre e Drejtësisë, si dhe Koordinatore e Grupit ndërministror të hartimit të politikave anti – korrupsion, u theksua nevoja e ngritjes së një Administrate për Inspektime, sa më profesionale, me shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme, larg ndikimeve klienteliste dhe nepotike, për minimizimin e fenomeve të korrupsionit. Qeveria Shqipatare është e vendosur ta pastrojë administratën nga elementët korruptivë, duke synuar procese rekrutimi bazuar në merita e vlera, një trajtim më të denjë për inspektorët me paga dhe logjistikë, si dhe në sistem karriere bazuar në performancën e punës së kryer- theksoi Znj. Vodo.

Znj. Abana Kociu, Drejtore e Departamentit të Admisnitratës Publike,  pasi shprehu vlerësimin e saj për kontributin e Republikës së Francës ndaj Administratës Publike Shqiptare, vlerësoi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit midis Inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA, Franceze, si një garanci për rritjen e shkëmbimeve dhe përfitimin e përvojës më të mirë Franceze për procesin e rekrutimit dhe rritjes së përformancës së punës së Inspektorateve Shtetërore.

Në datën 02 shkurt 2018, u zhvilluan takime, fillimisht me Z. Bledi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Z. Plarent Ndreca, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Ministri Klosi, pasi prezantoi nismën ambicioze për pastrimin dhe gjelbërimin e Shqipërise( Clean and green 2020), shprehu vendosmërinë e tij për mbështetjen e punës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave – ISHMPU, si dhe nevojën për forcimin e rolit të Inspektoratit Qendor, si organ drejtues e rregullator për të gjitha Inspektoratet Shtetërore.

Më pas, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë, Z. Michel Rouzeau, zhvilloi një orë leksioni të hapur me stundentët dhe pedagogët e Universitetit “New York”.

Në takimin vijues, me Z. Shkëlqim Ganaj, Inspektor i Përgjithshëm i ILDPKI, u theksua nevoja për rritjen e bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve midis Institucioneve ligjzbatuese, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe pavarësisë së inspektorëve në punën e tyre, larg ndikimeve politike.

Një takim i frytshëm u zhvillua dhe në ambjentet e AKEP-it, me Z. Ilir Zela, Ish-Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, aktualisht Kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i AKEP-it.

Gjatë drekës, u zhvillua një vizitë, në një nga sipërmarrjet private të rëndësishme në fushën e përpunimit të peshkut dhe produkteve të tij, në Elbasan. Gjatë kësaj vizite nga Z. Roland Kristo, Zv. Ministër i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, u shpalos platforma e qeverisë për mbështetjen e sektorit të peshkimit dhe nxitjen e sipërrmarrjes.

Takimi përmbledhës i vizitës së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë, Z. Michel Rouzeau, u zhvillua me Znj. Romina KUKO, zv. Ministër i Punëve të Brëndshme. Në këtë takim u shreh nevoja për reformimin e Inspektorateve vendore dhe agjencive që krejnë funksione inspektuese, me qëllim përmirësimin dhe sigurinë e jetës së qytetarit.