+355 4 22 29 765 info@insq.gov.al

Vende Vakante

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Shpallje për lëvizje paralele, pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
3 (tre) Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Inspektimeve, Udhëheqjes Metodologjike dhe Koordinimit, në Inspektoratin Qendror – Kategoria: III-b

Lloji i diplomës “Gjeologji-Miniera”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjeologji-Miniera. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në profesion;
c- Të kenë njohuri të gjuhës angleze

Lloji i diplomës “Biologji-Kimi”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Biologji-Kimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në profesion;
c- Të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Lloji i diplomës “Shkenca shoqërore”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Lëvizje Paralele 11/06/2017
Pranimi në shërbimin civil 16/06/2017

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë në kategorinë e mesme dhe e ulët drejtuese

1. Përgjegjës i Sektorit Juridik, në Inspektoratin Qendror – Kategoria: III-a/1
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune në institucione shtetërore;
c- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

2. Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Inspektoratin Qendror – Kategoria: III-a/1
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
b- Të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion.

3. Përgjegjës i Sektorit të TI dhe Statistikës, në Inspektoratin Qendror – Kategoria: III-a/1
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Elektronike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
b- Të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion.

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE 20/5/2017
NGRITJE NË DETYRË 25/05/2017

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;