+355 694835881 info@insq.gov.al

Sot në datën 22 Shkurt 2017, me kërkesë të Zj. Arnisa Tepelija, ndihmëse në Projektin për Formulimin, Koordinimin dhe Zbatimin e Politikave anti – Korrupsion, u zhvillua në ambientet e Inspektoratit Qendror një takim midis Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari dhe Znj. Lena Andersson, Eksperte Afat Mesme e Projektit.

Takimi ishte informues lidhur me përfshirjen e Inspektoratit Qendror për trajnime e fuqizim kapacitetesh, si dhe mundësimin e përfshirjes së Inspektoratit Qendror si pjesë e Projektit të Formulimit e Zbatimit të Politikave Anti Korrupsion, së afërmi.

Nga ana e bashkëbiseduesve u shkëmbyen mendime lidhur me inspektimet, me sfidat e Inspektoratit Qendror, si dhe me përcaktimin më ta qartë ligjor të përgjegjësive dhe kompetencave qoftë të Inspektoratit Qendror ashtu edhe të Inspektorateve Shtetërore.

Me interes ishte shkëmbimi i mendimeve dhe të dhënave lidhur me tregues të raportuar të punës së Inspektorateve Shtetërore, që kanë dalë gjatë analizave të punës së Inspektorateve Shtetërore e raportimeve të tyre periodike pranë Inspektoratit Qendror.

Nga ana e Znj. Andersson u kërkua informacion lidhur me fushat e nevojave për trajnime, ndërsa nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm u theksua nevoja e njohjes me praktikës apo praktikave më të mira në fushën e Inspektimeve në nivel të Bashkimit Europian. Po ashtu nga ekspertja u kërkua ndihmë për ngritje kapacitetesh, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për punën e Inspektoratit Qendror të Inspektorateve Shtetërore, si dhe ndarjen e kompetencave për Inspektorët pranë të 61 Bashkive të vendit.