+355 4 22 29 765 info@insq.gov.al

Sot, më datë 22 Maj 2018, pranë ambienteve të Inspektorati Qendror, Inspektori i Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe stafi i tij zhvilloi nje takim me Këshilltaren, Shefen e Bashkëpunimit për Zhvillim pranë Ambasadës Suedeze, Znj. Birgitta Jansson. Biseda u perqendrua në krijimin e urave të bashkëpunimit për forcimin dhe mbështetjen e institucioneve demokratike në luftën institucionale dhe ligjore kundër korrupsionit. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Z. Detlef Kreutzer, Drejtori Ekzekutiv i Projektit “Mbështetje për formulimin, koordinimin dhe implementimin e politikave kundër korrupsionit” dhe Znj. Lena Andersson, eksperte në politikat kundër korrupsionit.

Fillimisht fjalën e mori Znj. Jansson, e cila bëri një prezantim mbi Strategjinë e Shtetit Suedez për bashkëpunimin dhe mbeshtetjen e Reformave me vendet e Ballkanit Perëndimor, perfshire dhe Shqipërinë, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit. Një fokus i veçantë po i kushtohet institucioneve të cilat kanë nevojë për mbështetje në luftën kundër korrupsionit, siç është dhe Inspektorati Qendror, organ koordinues, udheheqës dhe kontrollues i trupave të inspektoreve të Inspektorateve Shtetërore dhe Vendore.

Z. Shkëlqim HAJDARI, në fjalën e tij, njohu shkurtimisht të pranishmit e Ambasadës Suedeze me historikun, sfidat e deritanishme, si dhe arritjet e Inspektoratit Qendror, kohë pas kohe, duke formalizuar inspektimet me dokumente standarde, listë verifikimi, të pajisur me kartën e inspektorit, online dhe kryerjen e inspektimeve me analizë me bazë risku, duke e kthyer tashmë në një proces të rregullt administrativo ligjor.

Inspektori Përgjithshëm ri-theksoi një nga objektivat kryesore të Inspektoratit Qendror, ai i shmangies së korrupsionit, klientelizmit dhe praktikat abuzive ndaj biznesit, gjë e cila arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të inspektimeve online, nëpërmjet sistemit unik të inspektimeve online. Inspektori i Përgjithshëm shpjegoi me detaje etapat nëpër të cilën do të kalojë kjo reformë si dhe ju përgjigj të gjitha pyetjeve të bëra nga përfaqesuesja e Ambasadës Suedese.

Ky takim shërbeu për vendosjen e një fryme bashkepunimi të koordinuar në luftën kundër korrupsionit në fushen e Inspektimeve, në Republikën e Shqipërisë.