Rreth Insitucionit

Një nga detyrimet kryesore të shtetit është garantimi i zbatimit të rregullave të detyrueshme në veprimtarinë e përditshme të bizneseve dhe individëve. Këto rregulla kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, konkurencën e ndershme, disiplinën fiskale, etj. Për këtë qëllim në një shtet demokratik e ligjor ngrihen e funksionojnë trupa inspektuese si forma organizimi të ekzekutivit qëndror e vendor, trupa të cilat monitorojnë, inspektojnë dhe sipas rastit ndëshkojnë rastet e mosrespektimit të rregullave të detyrueshme nga bizneset apo individët.

Tradicionalisht, inspektimi është parë si funksion ndëshkues ex-poste, prirja e kahershme ka qenë parandalimi i rreziqeve dhe dëmeve. Në fakt mes këtyre dy tipareve ka pasur një raport dinamik që ka favorizuar më shumë natyrën ndëshkuese sesa atë parandaluese. Gjithashtu, nevoja për një përdorim sa më efiçient të burimeve të kufizuara kërkon që funksionimi inspektues të kryhet me zhdërvjellësi të tillë që me minimumin e

përpjekjeve të arrihet maksimumi i efekteve. Nga ana tjetër në praktikë, së shumti, funksioni inspektues është kryer larg së qëni efiçient. Inspektimet dhe rregullat mbi të cilat kryhen ato kanë shfaqur tendencën e shumëfishimit të panevojshëm e të padobishëm, duke krijuar barriera dhe kosto shtesë për veprimtaritë e bizneseve dhe individëve pa ndonjë arritje të shënueshme në drejtim të parandalimit të riskut.

Qeveria Shqiptare ndërmori një reformë të thellë të inspektimeve për të mundësuar arritjen e njëkohshmë të dy qëllimeve bazë :

  •  Rritjen e efektivitetit të trupave inspektuese në parandalimin e risqeve
  •  Uljen e barrës administrative dhe kostove mbi veprimtarinë e biznesit

Ndërsa qëllimi i parë është tradicional, qëllimi i dytë është risia e kësaj reforme.