+355 694835881 info@insq.gov.al

Riorganizimi i Trupave Inspektuese

Një nga dy drejtimet kryesore të reformës së inspektimeve është ai që lidhet me organizimin dhe funksionimit e trupave inspektuese. Për t’i përgjigjur problemeve organizative të identifikuara si fragmentimi i inspektorateve, tipologjitë e ndryshme organizative te përdorura si dhe dobësitë koordinatave, reformat do të synojë reduktimin e numrit të trupave inspektuese përmes bashkimeve dhe shkrirjeve të tyre sipas parimit “Një inspektorat për një ministri”. Në praktikë, ky parim është i mundshëm në shumicën e ministrive dhe trupave inspektuese të tyre.

Një ri-organizim i tillë premton fuqizimin organizativ të trupave inspektuese, përqendrimin e forcave dhe burimeve, rritjen e shanseve për koordinim vertikal dhe horizontal. Ndërkaq ky riorganizim jep efekte edhe ne drejtim te rritjes se shkalles se njohjes dhe informimit te vete subjekteve qe inspektohen. Ndaj riorganizimi i inspektorateve pritet te këtë efekte pozitive.

Thelbi i rolit të Inspektoratit Qendror, në riorganizimin e trupave inspektuese përmblidhet në:

b

Udhëheqjen programore dhe metodologjike të inspektimeve

Koordinimin e inspektimeve

Monitorimin dhe vlerësimin e performancës së përgjithshme

k

trajnimin dhe testimin e inspektorëve

Sistemi organizativ trekëndor: Inspektorat Shtetëror në varësinë e një ministrie, vetë ministria e linjës dhe Inspektorati Qendror, së bashku me kompetencat dhe rolet përkatëse përben një sistem check and balance që vlerësohet se do të mund të zhvillohet ne mënyrë harmonike të tillë që të sigurojë arritjen e qëllimeve të reformës në inspektim.