+355 4 22 29 765 info@insq.gov.al

DHOMAT E BIZNESIT MBËSHTESIN  INSPEKTIMET ONLINE DHE REFORMËN NË  INSPEKTORATET  SHTETËRORE

Momente takimi me Dhomën Franceze të Tregtisë

Momente takimi me Dhomën Austriake të Tregtisë

Momente takimi me Shoqatën e Bimëve Medicinale

Momente takimi me Dhomën Angleze të Tregtisë 

DHOMAT E BIZNESIT MBËSHTESIN INSPEKTIMET ONLINE DHE REFORMËN NË INSPEKTORATET  SHTETËRORE

Gjatë këtyre ditëve, në zyrat e Inspektoratit Qendror, Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari,

është takuar me anëtarët e dhomave të biznesit: Austriake, Franceze, Angleze si dhe me Shoqatën e

Prodhuesve të Bimëve Medicinale.

Në këto takime, përfaqësuesit e bizneseve janë njohur me rregulloren e re, “Për përcaktimin e

procedurës së inspektimeve si një proces i rregullt administrativ” si dhe me materialin filmik, ku

pasqyrohen me pamje të gjitha proceset e inspektimit të përshkruara në rregullore.

Inspektori i Përgjithshëm, në këto takime i kërkoi përfaqësuesve të bisnesit që:

• t’i njohin anëtarët e tyre me këto procedura ligjore, të kryerjes së inspektimeve në bisneset e

tyre; 

• t’u krijojnë kushte bizneseve, për të përmbushur nga ana e tyre detyrimet ligjore;

  të mos pranojnë kryerjen e procedurës së inspektimit jashtë kësaj procedure ligjore dhe

njëkohësisht të njoftojnë në mënyrë elektronike dhe shkresore, Inspektoratin Qendror.

Inspektorati Qendror, do të vazhdojë të mbështesë kryerjen e inspektimeve të ligjshme, me proces të

rregullt ligjor, me qëllim shmangien e korrupsionit dhe uljen e barrës së biznesit.

Në këtë takim, kryetarët e dhomave dhe anëtarët e tyre, falenderuan për reformën e ndërmarë në

Inspektoratet Shtetërore dhe deklaruan se janë të kënaqur nga kjo metodë ligjore, e kryerjes së

inspektimeve në bizneset e tyre.

Takim ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror dhe Drejtorit Ekzekutiv të Albtelecom Z. Tahsin Yilmaz

Sot, Inspektori I Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari zhvilloi një takim të përzemërt me Drejtorin Ekzekutiv të Albelecom Z Tahsin Yilmaz. Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i Marketingut të
Albtelecom si dhe stafi i Inspektoratit Qendror.

Inspektori i Përgjithshëm duke ju uruar mirëseardhjen drejtuesve të kompanisë Albtelecom, shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Albtelecom për furnizimin e 500 modem usb me kartë SIM të cilat do të mundësojnë punë e grupeve të inspektimit në terren për kryerjen e inspektimit online për një afat kohor për gjashtë muaj.

Edhe në kontratën e mëparshme për furnizimin e 80 modem usb Kompania Albtelecom ka paraqitur çmime mjaft konkurruese duke u shpallur fituese pas një procesi të hapur konkurrimi.
Edhe në procesin tenderues për furnizimin e 500 modem usb për lidhjen e internetit, kompania Albtelecom u paraqit denjësisht duke ofruar zgjidhjen më të mirë me çmimin më të lirë të mundshëm në treg. Kjo mbështetje e kompanisë Albtelecom konsiderohet si një partneritet shumë i mirë nga ana e Inspektoratit Qendror, partneritet përmes të cilit 580 grupe inspektimi në terren do të kryejnë inspektimet online në kohë reale.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe ide për projektet dhe prioritetet e punës së Inspektoratit Qendror.