NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit me Nr. 24, datë 03.03.2017, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Qendror”, si dhe akteve të tjera ligjore e nën ligjore në fuqi, Inspektorati qendror do të punësojë një punonjës me kontratë për një periudhë 9(nëntë) mujore:

1 Specialist IT në sektorin e IT-së

Kërkesa të veçanta për kandidatët :
– Të jetë shtetas shqiptar
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore
– Të ketë mbaruar arsimin e lartë
– Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerje të veprave penale dhe të mos jetë në ndjekje penale aktualisht

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.09.2017, në njësinë e burimeve njerëzore të Inspektoratit Qendror, këto dokumenta:

– Kërkesën për aplikim
– CV
– Fotokopje të noterizuar të diplomes.
– Fotokopje e librezës së punës
– Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë
– Dëshmi e gjendjes gjyqësore
– Kopje të ID
– Raport mjekësor që është i aftë për punë.

Kandidatët e përzgjedhur do të shqyrtohen nga komisioni, nga ku do të shpallet dhe fituesi nëpërmjet website-it, në adresën: www.insq.gov.al

Harmonizimi i Legjislacionit Sektorial me Ligjin e Inspektimit

Gjatë një viti nga miratimi i ligjit të inspektimit, është ndërmarrë për të dytën herë një analizë e thelluar e legjislacionit në fuqi dhe janë formuluar të gjitha ndërhyrjet në mënyrë që të sigurohet një harmonizim i plotë mes ligjeve sektoriale dhe ligjit për inspektimin.

Ndërhyrjet amenduese në legjislacionet sektoriale përbëjnë një operacion të gjerë të mbi 77 ligjeve sektoriale, por gjithashtu edhe të kufizuar vetëm për çështje që lidhen me inspektimin.

Çdo ndryshim i propozuar nga Ekzekutivi dhe i miratuar nga Parlamenti, ka patur për synim, si rregull, vetëm harmonizimin e ligjit sektorial përkatës me atë të inspektimeve dhe lidhur vetëm me çështjet inspektuese.

Më poshtë gjeni të publikuara të gjitha amendimet e ligjeve sektoriale të miratuara në seancën plenare të datës 14.2.2013
Fletore Zyrtare Nr. 31, datë 12 mars, 2013
Fletore Zyrtare Nr. 30, datë 12 mars, 2013

Fletore Zyrtare Nr. 29, datë 12 mars, 2013

Miratohet Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”

Kuvendi u mblodh me date 14.02.2013 në seancë plenare dhe miratoi një sërë ligjesh të rëndësishme në fushën sigurisë, mbrojtjes, energjisë, etj.

Pas diskutimeve në parim, Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërise eviton të gjitha paqartësitë ligjore dhe siguron koherencën e plotë të të gjithë kuadrit ligjor sektorial për inspektimet me ligjin horizontal kuadër.

Bashkelidhur Relacionin Shpjegues për projektigjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”

http://www.parlament.al/web/Kuvendi_mblidhet_ne_seance_plenare_15257_1.php?kc=0%2C0%2C0%2C0%2C0