+355 4 22 29 765 info@insq.gov.al

“Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mbështet ndryshimet ligjore në fushën e inspektimeve”

Në ambientet e Inspektoratit Qendror, Inspektori i Përgjithshëm Z. Hajdari, mirëpriti Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, duke zhvilluar kështu një takim lidhur me ndryshimet ligjore që Inspektorati Qendror ka iniciuar.

  1. Shalsi, përgëzoi arritjet për formalizimin e kolonës së tretë të Reformës në Inspektime, duke patur sot në gjithë Inspektoratet Shtetërore dhe Bashkinë Tiranë, inspektime online të njoftuara paraprakisht, me dokumente standarde, bazuar në analizën e metodologjisë së riskut, nëpërmjet tabletave dhe kartës së inspektorit. Gjithashtu, unifikimi i procedurës inspektuese bazuar dhe në Rregulloren e hartuar së fundmi nga Inspektorati Qendror, përcakton të gjitha fazat që duhet të kalojë një procedurë e rregullt inspektimi. Rregullorja “Për përcaktimin e procedurës së Inspektimeve si një proces I rregullt administrative” u është prezantuar trupave inspektuese në RSH, të cilët me anë të një deklarate të nënshkruar marrin përsipër ta kryejnë procedure online bazuar në rregullat e përcaktuara në këtë Rregullore.

Në vijimësi, Z. Shalsi u njoh edhe me draft ndryshimet ligjore të propozuara së fundmi nga Inspektorati Qendror, në bashkëpunim me Inspektoratin e Përgjithshëm Francez, Projektin e Binjakëzimit kundër Korrupsionit, Dhomat e Biznesit vendas e të huaj, OECD dhe ekspertë ndërkombëtar dhe kombëtar në fushën rregullatore inspektuese. Ndryshimet e propozuara do të ndikojnë në ngritjen dhe forcimin e dy kolonave të tjera të Reformës në inspektime: Sistemi I rekrutimit dhe ai I karrierës.

Ngritja e Sistemit të rekrutimit dhe karrierës, do të kthejë trupat inspektuese në trupa profesionale, bazuar në meritokraci dhe të pavarur jashtë ndikimit politik.

 

Në përmbyllje të takimit, Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, theksoi mbështetjen maksimale nga ana e tij, të këtyre ndryshimeve të cilat janë  jo vetëm në interes ë konsumatorëve por edhe biznesit vendas e të huaj. Gjithashtu, bashkëpunimi midis Inspektoratit Qendror dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është fillimi I një suksesi të gjatë.

 foto shalsi