+355 694835881 info@insq.gov.al

Standardizimi i Inspektorateve Vendore me qëllim shmangien e Korrupsionit ndaj Biznesit

Sot më datë 16.02.2018 u mbajt në Tiranë takimi me Kryeinspektorët dhe Inspektorët e Qeverisjes Vendore (Bashkive). Qëllimi i takimit ishte standardizimi dhe dixhitalizimi i Inspektorateve Vendore.
Gjatë fjalës së tij Inspektori i Përgjithshëm i Inspektorattit Qendror Z. Shkëlqim Hajdari, pasi informoi të pranishmit për arritjet dhe sfidat për standartizimin dhe formalizimin e inspektimeve të Inspektorateve Shtetërore, me dokumenta standarte dhe lista verifikimi transparente ndaj biznesit, theksoi se ky proces do të vazhdoj edhe me Inspektoratet pranë qeverisjes vendore (Bashkive të vendit).
Inspektori i Përgjitshëm theksoi etapat në të cilat do të kaloi i gjithë pocesi për standartizimin e Inspektorateve Vendore, proces ky që do të bëhet në bashkëpunim me ekspertë të huaj e vendas, siç janë ata të Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës në Republikën e Francës- IGA, Programit të
Binjakëzimit për Luftimin e Korrupsionit –TAC, pranë qeverisë shqiptare.

Brenda muajit Qershor të këtij viti Inspektoratet Vendore do të kthehen në trupa profesionale, do të kryejnë inspektime bazuar në standartet e Inspektorateve Vendore të vendeve anëtare të Bashkimit Ecvropian., me qëllim shmangien e korrupsionit, kthimin e trupave të Inspektimit vendore në trupa profesionale, ta pavarura, për të ulur barrën mbi biznesin.

Inspektori i Përgjithshëm po ashtu, theksoi se do të bëhen ndryshimet e duhura ligjore për identifikimin, ndarjen dhe saktësimin e kopmetencave të objekteve të inspektimit të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre të Vetqeversijes Vendore, duke respektuar parimin ligjor të autonomisë të pushtetit vendor.

Në takim ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën e tij edhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore Z. Bekim Murati, i cili shprehu mbështetjen e tij dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për standartizimin dhe rritjen e profesionalizmit të kësaj fushe të rëndësishme të Inspektorateve Vendore në Republikën e Shqipërisë.