+355 694835881 info@insq.gov.al

Takim me Presidentin dhe Drejtorin Ekzekutiv të Dhomës Britanike të Tregtisë Z. Zenel Hoxha

Në takimin e zhvilluar sot me datë 16 Shkurt 2017, në ambientet e Inspektoratit Qendror ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari dhe Z. Zenel Hoxha, President dhe Drejtor Egzekutiv i Dhomës Britanike të Tregtisë, u prezantuan prioritetet dhe përpjekjet e Inspektoratit Qendror për formalizimin e inspektimeve, realizimin online të tyre nga të gjitha Inspektoratet Shtetërore për rritjen e transparencës dhe efektivitetit të ekipeve të inspektimit të të gjitha grupeve të Inspektimit të Inspektorateve Shtëtërore.

Inspektorati Qendror si institucion nën vartësinë e Kryeministrit me ligjin 10433 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” bën drejtimin metodologjik dhe mbikqyrjen e punës së Inspektorateve Shtetërore (15 Inspektorate me 1500 Inspektorë), si dhe të Inspektorëve pranë 61 Bashkive të vendit (rreth 500 Inspektorë). Po ashtu, Inspektorati Qendror në zbatim të germës “gj”, neni 16 të ligjit 10433, ka ndërtuar e mirëmban portalin unik për realizimin e inspektimeve online.
U prezantuan si prioritete të punës së Inspektoratit Qendror për kryerjen e inspektimeve online dhe rritjen e kapaciteteve të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre të 61 Bashkive (Inspektorët Vendor):

Vendosja e kontakteve dhe shkëmbimeve me botën akademike në fushën e inspektimeve të Britanisë së Madhe, me synimin për organizimin e një Konference Rajonale të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, nën bashkëdrejtimin e Inspektoratit Qendror si dhe të Departamentit Britanik për Inspektimet, brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017.
Po ashtu në takim u kërkua ndihma e Dhomës Britanike të Tregtisë për:
Mundësimin e ofrimit të shërbimit Internet për 750 grupe Inspektimi, përmes Modemeve USB Wireless (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive);

Mundësimin ofrimit të shërbimit për pozicionimin gjeografik të 750 grupeve të Inspektimit (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive) në të gjithë vendin, shërbimi GPS;

Mundësimi i mbështetjes me logjistikë për Inspektoratet Shtetërore, mjete lëvizëse (100- 150)- makina për 150 grupe Inspektimi (të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre pranë Bashkive);

Për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online kërkohet mbështetje nga Bizneset dhe Dhomat e Tregtisë, vendase dhe të huaja, për të bërë vlerësimin e gjendjes egzistuese, shtimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardware dhe software) të infrastrukturës fizike e të Programeve të portalit unik të inspektimeve (e-Inspektimi), me Storage, Servers, Switch-Routers;
Gjithashtu, nga ana e Inspetkoratit Qendror konsiderohen me përparësi në planet afatshkurtra, si mundësimi i regjistrimit dhe gjurmimit elektronik online, në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online, në vendin e inspektimit dhe në prani të biznesit);

Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror është edhe pajisja me Tableta e Inspektorëve vendore e shtetërore, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore, si dhe integrimi i aplikacioneve në portalin e- Inspektimi.

Në takim u ra dakord për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Inspektoratit Qendror dhe Dhomës Britanike të Tregtisë.

Në takimin e sotëm, datë 16 Shkurt 2017, nga ana e drejtuesve të Inspektoratit Qendror, u theksua angazhimi i plotë i Inspektoratit Qëndror për realizimin e inspektimeve online, onsite, në vendin e inspektimit, aty ku biznesi zhvillon aktivitetin e tij fitimprurës, si dhe pajisja e grupeve të inspektimit me Internet e pajisje të pozicionimit gjeografik (GPS) për gjurmimin në kohë reale të punës së tyre.