+355 694835881 info@insq.gov.al

Takim i Inspektorit të Përgjithshëm me Ambasadorin dhe Zëvendës Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë

Sot në mjediset e Inspektoratit Qendror u zhvillua një takim midis Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari me ekipin e tij drejtues, me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri Z. Hidayet BAYRAKTAR, si dhe Zëvendës Amdasadorit të Republikës së Turqisë Z. Sinan CEM BAŞ.
Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm u bë një prezantim i punës dhe përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare dhe Inspektoratit Qendror për reformimin e sistemit të Inspektimeve. Bashkëbiseduesit u njohën me mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi RAMA për kryerjen e inspektimeve online në mënyrë ligjore, sipas një metodologjie të mirëpërcaktuar duke përdorur zgjidhjet teknologjike. Në Republikën e Shqipërisë ushtrojnë aktivitetin e tyre të punës 1500 Inspektorë të Inspektorateve Shtetërore dhe 500 Inspektor pranë Bashkive, Qeverisja Vendore.
Si vijim i takimit të muajit Gusht 2016, ku ishte rënë dakord për paraqitjen e projekteve konkrete nga ana e Inspektoratit Qendror, iu paraqitën si prioritete të punës së Inspektoratit Qendror për lehtësimin e punës dhe rritjen e kapaciteteve të Inspektorateve Shtetërore:

* Ofrimi i shërbimit Internet për 1000 grupe Inspektimi, përmes Modemeve USB Wireless;
* Ofrimi i shërbimit për mundësimin e pozicionimit gjeografik të 1000 grupeve të Inspektimit në të gjithë vendin, shërbimi GPS;
* Mundësimi i mbështetjes me logjistikë për Inspektoratet Shtetërore, mjete lëvizëse- makina për 150 grupe Inspektimi;
* Gjithashtu, nga ana e Inspetkoratit Qendror u prezantuan planet afatshkurtra për mundësimin e regjistrimit elektronik online në vendin e inspektimit të të gjithë procesit të Inspektimit (regjistrimi përmes kamerave mobile të procesit të inspektimit online) ;
* Për mundësimin e realizimit të regjistrimeve audio multimediale në portalin e inspektimeve online u kërkua mbështetje nga Agjencia Turke e ndihmës për të bërë vlerësimin dhe fuqizimin e kapacitetit (hardware dhe software) të infrastrukturës së portalit unik të inspektimeve;

Si pjesë e punës prioritare të Inspektoratit Qendror është edhe pajisja me Tableta, të cilët do të mundësojnë pozicionimin gjeografik dhe regjistrimin online (në kohë reale) të të gjithë procesit të inspektimit për të gjitha grupet e Inspektimit të Qeverisjes Vendore.
Nga ana e përfaqesueve të Ambasadës Turke u shfaq interes për punën e Inspektoratit Qendror si organi qeverisës i Inspektorateve Shtetërore, si dhe punën specifike rë Inspektorateve Shtetërore specifike në inspektimet e përbashkëta, si dhe ato në kushtet e befasisë.
Inspektori i Përgjithshëm duke shprehur besimin e Inspektoratit Qendror se, Inspektimet online janë zgjidhja e duhur për rritjen e transparencëes, përfshirjen e biznesit e publikut në procesin e inspektimit, e minimizimin e praktikave të paligjshme, kërkoi mbështëtjen e Republikës së Turqisë për prioritetet e punës në mbështetje të Inspektorateve Shtetërore dhe atyre të Qeverisjes Vendore.
Nga ana e Ambasadorit Z. Hidayet Bayraktar u shpreh mbështetje dhe angazhim për bërjen realitet të bashkëpunimit ndër Institucional midis Institucioneve homologe dhe mbështetja e tij për biznesin në tërësi.